BE Askush te mos preke institucionet demokratike

I derguari i BE-se Nuk ka zgjidhje politike me dhune. Lajcak takon Berishen Topi dhe Ramen Fund dhunes
Bashkimi Evropian i ben thirrje opozites se majte qe te qendroje larg dhunimit te institucioneve demokratike. I derguari i BE-se per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi Mirosllav Lajcak deklaroi ne nje konference per shtyp pas takimit me lideret kryesore politike ne vend Berisha Topi dhe Rama se duhet te ndaloje perdorimi i metejshem i dhunes ne vend dhe kerkoi nje ulje te tensionit mes paleve. Ai vuri ne dukje se e ardhmja e Shqiperise eshte ne duart e dy udheheqesve politike ndersa shtoi se tani eshte koha qe duhet bere ajo qe thote BE-ja.Duhet parandalimi i dhunes se metejshme. Nuk mund te dhunohet institucionet. Duhet te shmangen veprime te tilla. Une u kerkova perfaqesuesve politike parandalimin e ndonje dhune te metejshme respektin per institucionet shteterore pergjegjesi per ata qe shkaktuan vdekjet shmangien e ndonje veprimi qe mund te shtyjne kete boshllek dhe ndan skenen politike shqiptare dhe ne fund kthimi i Shqiperise ne udhen e saj evropiane. BE eshte bashke me Ju dhe gati te ndihmoje vendin tuaj. Ne jemi te gatshem te kthehemi ne Shqiperi edhe znj. Ashton edhe z. Fule edhe une jam i gatshem te kthehemi ketu por varet nga politikanet tuaj te bejne zgjidhjen e duhur. Ata e dine fare mire cfare duhet te bejne - deklaroi z. Mirosllav Lajcak.
I derguari i BE-se nenvizoi ne fjalen e tij se nuk behet zgjidhje politike me dhune. Ai kerkoi se institucionet e BE-se duan te shohin fund te dhunes. Ai tha se ne takimet me kreret e qeverise dhe shteti shqiptar BE ka shprehur shqetesimin ne lidhje me dhunen ne Shqiperi. Duhet parandalimi i dhunes se me tejshme. Nuk mund te dhunohet institucionet. Duhet te shmangen veprime te tilla - ka deklaruar i derguari i BE-se Lajcak. Me tej ai i sugjeroi politikes shqiptare qe te nise dialogun politik ne te mire te integrimit te vendit. Perpara mediave Lajcak beri te ditura nje sere pikash qe politikanet ne vend duhet ti marrin ne konsiderate nese duan te ardhmen evropiane te Shqiperise. Ai theksoi se ne keto dite te veshtira BE i qendron prane Shqiperise dhe eshte e gatshme per te ndihmuar vendin.
Ashton me kerkoi te vija ketu per ti dhene nje mesazh te qarte popullit shqiptar se BE eshte me ju duam qe Shqiperia te kete nje realitet te qarte evropian. Si fillim duhet te shikojme nje fund te dhunes nje ulje te pershkallezimit te tensionit. Nuk eshte menyra evropiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike si ajo qe pame diten e premte - tha Lajcak.
Me tej ai informoi mediat per takimin me kreret e politikes ne vend duke vene theksin tek ruajtja e qetesise dhe parandalimin e gjakderdhjen.
Kam takuar lideret kryesore ne vend per te shprehur shqetesimin e forte per situaten e tanishme ne te cilen eshte Shqiperia. Theksova nevojen per te restauruar qetesine dhe respektin e plote per rregullin dhe shtetin e se drejtes. I kujtova perfaqesuesve tuaj politike per pergjegjesite qe duhet te mbajne ne plotesimin e gjerave te meposhtme Parandalimin e cdo dhune dhe gjakderdhjeje te metejshme Funksionimin e institucioneve shteterore dhe respektimin e tyre Askush nuk eshte mbi institucionet shteterore Nxjerrjen para drejtesise te pergjegjesive qe shkaktuan vdekjet Shmangien e cdo veprimi qe do te conte ne zgjerimin e metejshem te hendekut qe ndan aktualisht skenen politike dhe shoqerine dhe qe do te rriste me tej nivelin e konfrontimeve Se fundi kthimin e Shqiperise drejt rruges evropiane - deklaroi Lajcak. Keto ceshtje shtoi ai mund te arrihen vetem nese te dyja palet luaje rolin e tyre. E bera te qarte qe e ardhmja evropiane e Shqiperise varet nese bejne ate qe u kerkojme ne dhe e bejne tani. BE eshte bashke me ju e gatshme per ta ndihmuar vendin tuaj. Jemi te gatshem te kthehemi ne Shqiperi ne cdo moment. Si Ashton dhe Fule jane te gatshem te vijne serish por eshte e rendesishme qe politikanet te bejne levizjen e pare te duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine saktesisht se cfare duhet bere - perfundoi z. Lajcak.
Konkluzionet Lajcak per here te dyte tek Topi
I derguari i posacem i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajcak zhvilloi dje nje takim te dyte me Presidentin e Republikes pas takimeve qe ka pasur me drejtuesit e tjere politike ne vend. Takimi i dyte i ngushte kete here eshte zhvilluar ne zyren e Presidentit. I derguari i Ashtonit i ka bere Presidentit Topi konkluzionet e takimeve te tyre te meparshme ndersa kane konsoliduar se bashku me kryetarin e shtetit qendrimin per situaten delikate ne vend dhe zgjidhjen sa me te shpejte te saj.