E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ina Rames Genjeve dorezuam padine per 21 janarin

Protesta qeveria shperblim per cdo informacion. Ish-ministrat e Hoxhes nuk kthehen me ne pushtet

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje prokuroren e Pergjithshme se mashtroi publikun per mungesen e padise per demonstraten e 21 janarit. Gjate mbledhjes se qeverise Berisha beri te ditur se nje padi e tille eshte dorezuar ne organin e akuzes me emrat e plote te organizatoreve te pucit institucional. Per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit ai u beri thirrje qytetareve qe kane deshmi ti dorezojne ato ne komisionin hetimor parlamentar kundrejt shperblimit. Sipas tij te gjitha deshmite e vyera apo informacionet per demonstraten e 21 janarit do te shperblehen nga ana e qeverise. Kryeministri Berisha porositi ministrin e Financave qe te hartoje nje fond te posacem per te gjitha deshmite e vlefshme ne kuadrin e hetimit parlamentar te asaj qe ndodhi ne 21 janar ku njerez te inkriminuar me krimin tentuan te hynin ne godinen e Kryeministrise. Ftoj qytetaret qe te kontribuojne ne kete hetim pasi nje akt te tille vendi nuk e ka njohur kurre ne historine e tij qe nga viti 1924 dhe deri me sot - deklaroi z. Berisha.

Kryeministri informoi me tej se kishte kerkuar edhe hetim nderkombetar te trazirave dhe per kete ka marre pergjigje pozitive nga Shtetet e Bashkuara. Ai njoftoi gjithashtu anulimin e manifestimit kunder dhunes te parashikuar nga mazhoranca per te shtunen. Mitingu i se shtunes nuk do te behet dhe kjo eshte nje kerkese logjike e partnereve tane. Ai ka pasur nje qellim kunder dhunes. Ky qellim mund te keqkuptohej si nje demonstrim muskujsh. E pare nga jashte krijohet ideja se eshte nje shprehje deshmie per force por forcen e kemi tek rendi dhe institucionet - u shpreh Berisha. Ne mbledhjen e qeverise kreu i ekzekutivit deklaroi se kjo kerkese pervec ambasadorit Arvizu i eshte bere edhe nga i derguari i posacem i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajcak. Ai sqaroi se forca e kesaj mazhorance eshte ligji. Kryeministri Berisha ka ritheksuar gjithashtu gatishmerine per te mbeshtetur nje hetim te plote te rrethanave te dhunes dhe sulmit ndaj Kryeministrise me 21 janar ne demonstraten e Partise Socialiste. Por ai zbardhi edhe nje pjese te skenarit te pergatitur per te sulmuar Kryeministrine duke thene se grushti i shtetit drejtohej nga Edi Rama dhe vrases qe nga burgu te lidhur me Ramen.
Duke iu referuar konferences se jashtezakonshme te kryeprokurores Ina Rama shefi i qeverise hodhi poshte pretendimet e kesaj te fundit lidhur me ate qe sipas tij kreu i organit te akuzes tha se nuk ka pasur padi per ata qe dhunuan institucionet kushtetuese me 21 janar. Z. Berisha beri te qarte se do te respektoje institucionet ne hetimin e demonstrates se 21 janarit por ka akuzuar serish prokuroren e Pergjithshme se ka mohuar padine e bere nga Policia e Shtetit.
E ftoj prokuroren e Pergjithshme te vazhdoje hetimin por se cfare u thote shqiptareve ajo kur i genjen publikisht se nuk ka padi ndaj atyre qe i kane vene institucioneve zjarrin ajo qofte Dje dokumenti eshte bere publik dhe duhet tu jepet te gjitha mediave. Eumlshte nje akt i hollesishem qe perfshin te gjithe organizatoret. Asnje mos ta marre si nje sulm ndaj institucionit te Prokurorise por si nje transparence e domosdoshme. Komisioni hetimor parlamentar nis punen dhe ai do te shqyrtoje veprimtarine e cdo institucioni ne hetim - tha Berisha. Kryeministri Berisha ndersa u shpreh i gatshem ne respekt te kuadrit institucional dhe ligjeve te vendit riperseriti prerazi thirrjen drejtuar Edi Rames per te mos u rikthyer ne skenaret e dhunshem te 21 janarit. Gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri u ndal dhe tek puna e sapo nisur e komisionit hetimor.

Duke respektuar institucionet do te behet nje hetim i gjithanshem. Askurrkujt nuk do ti nderhyjme dhe pengojme por do te ndihmojme ne zbatimin e ligjit. Por nese ajo ben mashtrime publike ne nje konference te rendesishme shtypi kjo nuk do te pranohet - shtoi ai. Kreu i qeverise ka deklaruar se duhet te caktohet nje fond i vecante per kompensimin e te gjithe personave qe sjellin informacione per pucin e organizuar nga opozita. Duhet te caktohet nje fond shperblimi per cdo deshmitar qe do paraqese deshmi per pucin financimin organizmin komanden dhe cdo gje. Keto informacione i ftoj te gjithe ata qe i kane ti cojne ne policine kriminale dhe komisionin parlamentar dhe keta do i cojne ne policine e shtetit. Kjo eshte e domosdoshme pasi ne padine kryesore te bere nga policia e shtetit prokurorja ka deklaruar se nuk ekziston. Komisioni parlamentar te caktoj te gjitha tarifat - theksoi Berisha. Ai paralajmeroi kreun e opozites Edi Rama se nje tentative e dyte per te rrethuar institucionet do te jete me pasoja fatale per te.
Nje tentative e dyte per te rrethuar institucionet do te jete fatale per askend tjeter pervec atij. Une jam Sali Berisha dhe nuk hedh gurin dhe fsheh doren. Cdokush do jete i amnistuar pervec atij. Shqiptaret nuk ta kane borxh zjarrin. Protesto cdo dite do te lejohesh. Neser do te kujtoje te shtatat. E bere kjo nga partia eshte makaber te shtatat i ben familja miqte dhe shoket - deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›