E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Azerbejxhani shkeli zotimet ndaj Hungarisë

Maja Kojançiç

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian Kethrin Eshton, tha se Azerbajxhani duket se ka shkelur zotimet e bëra ndaj Hungarisë përpara dorëzimit dhe më pas faljes së ushtarit që vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kolegu armen gjatë një trajnimi të NATO-s.

Maja Koçijançiç, ka thene per Radion Evropa e Lirë se veprimet e Bakusë kërcënojnë stabilitetin e brishtë në rajon.

Ajo tha se blloku i kërkuar Bakusë, që të japë shpjegime në lidhje me lirimin Ramil Safarovit, i cili pranoi se e ka vrarë oficerin armen Gurgen Margarian me një sëpatë në vitin 2004, pasi Margarian gjoja e kishte fyer Azerbejxhanin.

Safarov u fal nga presidenti Ilham Alijev menjëherë pas kthimit të tij në Azerbejxhan më 31 gusht dhe iu dha një promovim ushtarak ditën tjetër. Kjo e tërboi Armeninë dhe “shqetësoi SHBA-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›