Svoboda Shqiperia meriton statusin nese hiqet imuniteti

Pas takimit me ministrin e jashtëm Edmond Panariti, kryetari i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, ka deklaruar për ABC news, se Shqipëria këtë vit e meriton statusin e kandidatit, nëse aprovohet dhe heqja e imuniteteve. Gazetarja e Abc Neës Erisa Zyka ka realizuar një intervistë me eurodeputetin Hannes Svoboda.
Në vijim intervista e plotë:
Pyetje: A mendoni se Shqipëri e meriton këtë vit statusin e kandidatit?
Svoboda: “Nëse çështjet e mbetura, duke përfshirë këtu heqjen e imuniteteve zgjidhen, Shqipëria e meriton statusin e kandidatit. BE-ja mund të përdorë një proçedurë në dy etapa pêr Shqipêrinë. Së pari, ti thotë po statusit të kandidatit për Shqipërinë për të nderuar dhe 100 vjetorin e pavarësisë dhe së dyti të bëhet e qartë, që negociatat e anëtarësimit do tê fillojnë pasi të konstatohet që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në mënyrë korrekte dhe të denjë. Pra, politikanët e BE-së duhet të mendojnë që tê shpërblejnë punën që është bërë nga qeveria dhe opozita në Shqipëri dhe të hapin dritën jeshile për Shqipërinë”.
Pyetje: Stefano sanino deklaroi dje, se elementi problematik është që çdo refomë në Shqipëri kthehet në luftë politike, siç po ndodh me imunitetet tani. E ndani këtë mendim?
Svoboda: “Është e vërtetë që në Shqipëri preferohet lufta politike. Nëse forcat politike nuk luftojnë njëra tjetrën dhe kundra njëra tjetrës, por luftojnë për të gjetur zgjidhje të mira, kjo është gjë e mirë. Megjithatë pas gjithë këtyre përpjekjeve është e rëndësishme që të jepet një sinjal i qartë nga BE që përpjekjet mund të shpërblehen dhe mbështeten. Ndaj mendoj,se BE duhet të japë dritën jeshile për etapën e parë, statusin e kandidatit për Shqipërinë”.