E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Panariti-Fyle Shqiperia prane statusit kandidat

Shqipëria është shumë afër një rekomandimi pozitiv për statusin e vendit kandidat. Ky është konkluzioni i takimit midis komisionerit për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Stefan Fyle dhe ministrit të jashtëm shqiptar, Edmond Panariti. Kjo pasi, rezultatet në përmbushjen e 12 rekomandimeve janë të dukshme dhe të konstatueshme. Por Shqipëria duhet të shfrytëzojë maksimalisht muajin shtator për hapat që mbeten, që të krijojë bindjen te ekzekutivi europian, se vendi e meriton statusin e vendit kandidat. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë ministri i jashtëm, Edmond Panariti në intervistën për “ABC News”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›