E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle: Obama, njeriu që mund ti besojmë

Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama ka mbajtur një fjalim emocional duke mbështetur bashkëshortin e saj për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Duke mbyllur natën e parë të konventës së Partisë Demokratike në Karolinën Veriore, ajo e vlerësoi presidentin Obama si një njeri të cilit mund ti besojmë për ringjalljen e ekonomisë së dobët të vendit.

Obama është duke u sfiduar në zgjedhjet e 6 nëntorit nga Mit Romney, ish-guvernatori i Masaçusetsit, i cili pranoi nominimin e Partisë Republikane javën e kaluar.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.

Në Konventën Demokratike treditore Obama dhe  Bajden formalisht do të ri-nominohen për kandidat për president dhe nënpresident të partisë. Obama dhe Bajden do t’i drejtohen Konventës të enjten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›