E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti duhet zgjidhur urgjentisht

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri thirrje për miratimin sa më shpejt në Kuvend të nismës për kufizimin e imunitetit. Meta tha se politika nuk ka më kohë për të humbur, pasi përgjigja për statusin është në prag. I pyetur për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për këtë çështje, kreu i LSI-së tha se është një opsion i vlefshëm, por do të merrte shumë kohë, ndërkohë që politika momentalisht duhet të veprojë shpejt.
“Për ne si LSI është e rëndësishme që të hiqet imuniteti sa më shpejt të jetë e mundur me çdo mjet dhe me çdo mënyrë demokratike. Pa dyshim që edhe referendumi mbetet një mjet i vlefshëm për heqjen e imunitetit por koha është shumë e rëndësishme sepse këto ditë, këto javë, vendoset për statusin. Ndaj heqja e imunitetit maksimizon mundësinë për marrjen e statusit. Në këtë mënyrë rruga më e shpejtë është ajo në parlament sepse ju e dini me referendum do të kërkojë mjaft kohë”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›