E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Bashkepunim i ngushte me qeverine per permbytjen

Ambasadori i Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan, deklaroi dje se ekipi i eksperteve te Qendres se Monitorimit dhe Informimit per Mbrojtjen Civile te Bashkimit Evropian iu pergjigj ne kohe teper te shpejte kerkeses se Qeverise shqiptare dhe se ata do jene plotesisht operative ne terren duke bashkepunuar ngushte me autoritetet shqiptare. Deklarata u be gjate takimit te zevendesministrit te Puneve te Jashtme, Selim Belortaja me ekipin e MIC, i shoqeruar nga Kreu i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Ambasadori Helmut Lohan. "Qeveria shqiptare eshte teresisht e angazhuar dhe ne ndjekje te vazhdueshme te situates ne terren", u shpreh Belortaja. Gjithashtu ai i informoi ekspertet e MIC mbi zhvillimet me te fundit si dhe per masat qe jane marre nga strukturat e pushtetit qendror dhe lokal, perfshire edhe organizatat joqeveritare, ne perballimin e gjendjes se krijuar si pasoje e permbytjeve. Zevendesministri i Jashtem vuri ne dukje se rendesi te madhe ne kete faze, merr menaxhimi dhe koordinimi i asistences se ofruar nga partneret tane nderkombetare. Ne kete kontekst, ai i falenderoi ekspertet e ardhur ne Tirane per gatishmerine dhe reagimin e shpejte ndaj kerkeses se Qeverise shqiptare per asistence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›