E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proutsas-Metes: "Greqia, ndihme popullit shqiptar"

Ministri i Jashtem Plotesues i Greqise, Dimitris P. Droutsas, i shprehu dje permes nje telefonate zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme, Ilir Meta solidaritetin e Greqise ne keto momente te veshtira duke theksuar se "Qeveria greke eshte prane Qeverise dhe popullit shqiptar". Perpos kesaj, Droutsas i shprehu Metes gatishmerine e Greqise per te ndihmuar konkretisht ne menaxhimin e gjendjes se krijuar si dhe per ndihmat e para qe Qeveria greke ka nisur ne drejtim te Shqiperise, asistence qe do te vazhdoje ne varesi te nevojshmerise ne terren. Ndersa numri dy i Qeverise shqiptare falenderoi Droutsas per pergjigjen e shpejte te Qeverise greke ndaj kerkeses per asistence te Qeverise shqiptare dhe e informoi ate rreth masave te marra nga autoritetet shqiptare per menaxhimin me deme sa me minimale te situates se krijuar dhe rreth koordinimit te asistences per familjet e prekura nga permbytjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›