E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Bllokon planin bankar të Francës

Sipas një informacioni të 'Financial Times' Bashkimi Evropian ka bllokuar planin e qeverisë franceze për shpëtimin e bankave. Komisarja për kontrollin e monopoleve Nellie Kroes ka refuzuar planin 10,5 miliarda të Francës, si plan që mënjanon konkurencën. Mjetet financiare shtetërore nuk duhen përdorur për dhënien e kredive komerciale, thuhet në një raport që vjen nga zyrat e BE-së. Ministrja franceze e ekonomisë, Christine Lagarde u përpoq pa sukses që të binte Kroes të tërhiqte veton e saj. Plani i qeverisë së Parisit parasheh forcimin e kapitalit të vetë, për gjashtë bankat më të mëdha franceze. Si shpërblim bankat duhet të rrisin kreditë për qytetarët dhe firmat me 3 deri 4 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›