Kosovë:Plani i OKB-së,i pazbatueshëm

Zbatimi i planit gjashtëpikësh, i propozuar nga OKB-ja, në bazë të të cilit thuhet se policia, doganat dhe gjykatat nëpër vendbanimet serbe do ti përgjigjen UNMIK-ut, ndërsa EULEX-i do të bashkëpunojë me udhëheqjen shqiptare në pjesët e tjera të Kosovës, do të këtë vështirësi të mëdha në zbatim. Kështu thonë deputetët e pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës. Sipas Melihate Tërmkollit, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, institucionet kosovare duhet të kenë një plan konkret se si duhet të veprohet tani e tutje.