QSUT,Do realizohet transplanti i veshkave
Transplanti i parë i veshkave në Shqipëri do të jetë së shpejti realitet për QSUT-në. Mjekët e trajnuar për operacionin në fjalë pohojnë me siguri, se ai është vetëm çështje ditësh, ndonëse nuk deklarojnë ende datën. Prej një tradite disa vjeçare tashmë, ndoshta që prej 2005-ës, inisiativa e shëndetësisë sonë për realizimin e transplantit, është shtyrë nga muaji në muaj e viti në vit. Por, shefi i nefrologjisë Nestor Thereska, nënkupton se transplatimi i veshkës do të bëhet realitet në QSUT-ë, me fillimin e vitit të ri. Shqipëria ka një numër të madh të sëmurësh me veshka, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i përkasin stadit final të insuficensës renale. Mbërritja e sëmundjes deri në këtë pikë, kërkon domosdoshërisht kryerjen e transplantit të veshkës, ose në të kundërt e vetmja mënyrë mbijetese është hemodializa. Ekipi i mjekëve më të mirë të QSUT-së, që do të realizojë transplantitn e veshkës, konfirmon se për pak ditë vihen në punë salla operatore e urologjisë, më e mira në ballkan, dhe sektori i imunologjisë është pajisur me aparaturat më të mira shëndetësore. Njëkohësisht shërbimi i nefrologjisë po harton për herë të parë statistika për numrin e të sëmurëve me veshka, për të evidentuar sesa prej tyre do të kenë nevojë për transplant dhe sa të tjerë do të trajtohen me hemodializë.