BE: Brukseli do ti japë mesazhe të qarta Nikolicit
Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic pritet te marre neser mesazhe te qarta nga Brukseli. Deklarata eshte bere nga zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançic, sipas te ciles Nikolic do të ‘porositet’ gjate vizites se neserme ne Bruksel.
Presim që Serbia të vazhdojë reformat e nevojshme dhe të bëjë hapat e duhur për vazhdimin e negociatave me BE-në. Nga zyra e përfaqësueses së lartë, Catherine Ashton do të kërkohet që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, ka thënë Kocijançic.
Nikolic pritet të takojë të enjten në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, baroneshën Catherine Ashton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy.
Nikolic ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian të Serbisë. /rel/