Gaiani: Zgjedhja e Nishanit sipas Kushtetutës

“Procesi për zgjedhjen e presidentit lejoi mundësin e dialogut, ndërsa zgjedhja e tij u bë sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Kandidati i zgjedhur ka një profil të lartë dhe përbën një zgjedhje të shkëlqyer”, deklaroi ai.
Gaiani ishte sot në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu”, nga ku theksoi se shanset e Shqipërisë për në BE janë të mëdha. “Muajt e ardhshëm deri në hartimin e raportit të Komisionit Evropian do të jenë mjaft të rëndësishëm si për politikën shqiptare, ashtu edhe për vendimin evropian për zgjerimin. Raportet që përgatiten bashkë me pjesën e tyre teknike kanë edhe zgjidhjet politike. Unë jam optimist, duke shtuar se bashkë me impenjimin politik, ekziston edhe vullneti i forcave politike”, u shpreh Gaiani. Ai u pyet edhe për diplomën e Renzo Bossit, duke thënë se ambasada nuk kishte informacion. /Start/
2012-06-13 15:18