BE: "Dosjet" kane defekte procedure dhe permbajtjeje
Rozeta Rapushi
Bashkimi Evropian kerkon mos zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish- bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, deri sa per te, te shprehet Gjykata Kushtetuese. Kjo, per faktin se ligji ka defekte ne permbajtje dhe procedura. Ne reagimin e pare zyrtar per kete ligj, BE, ve ne dukje se zbatimi i ketij ligji te rendesishem, duhet te kryhet ne baze te standardeve nderkombetare. Deklarata, u be menjehere pas mbledhjes te Komitetit per Ballkanin Perendimor ne Bruksel, ku u theksua se rendesia e shtetit ligjor dhe pavaresia e gjyqesorit e institucioneve kushtetuese, jane pjese e kritereve politike per anetaresimin e vendeve ne Bashkimin Evropian. Duke permendur faktin se ky ligj, ngre shqetesime serioze ne procedure dhe permbajtjen e tij, BE i kerkon qeverise shqiptare, qe te marre parasysh efektet e tij dhe te mos cenoje, pavaresine e institucioneve ne vend. "Bashkimi Evropian i sugjeron qeverise shqiptare, qe te kete kujdes ne zbatimin e ligjit per pastertine e figurave, ne menyre qe te mos cenoje pavaresine e institucioneve kushtetuese. Ne menyre te vecante te Gjykates Kushtetuese", reagoi BE. Per kete arsye, BE sugjeron qe zbatimi i ligjit te mos behet, deri ne momentin kur Gjykata Kushtetuese, do te jape nje vendim per te. BE thekson se konsultime me te gjera dhe konsensusi do te kishin qene me te pershtatshme perpara se ligji te kalonte, per kete arsye BE inkurajon qeverine e Shqiperise qe te rikonsideroje efektet ligjore dhe politike te ligjit te lustracionit. "Bashkimi Evropian eshte i bindur, se ekspertet e Keshillit i Evropes dhe OSBE jane te gatshem qe te japin keshilla dhe asistencen e tyre prane autoriteteve shqiptare, ne menyre qe te gjejne rruget, per zbatimin e ligjit ne menyre objektive dhe sipas standardeve", reagoi BE. Ndaj ne reagimin e bere dje, BE u tregua e kujdesshme qe t'i beje te qarte qeverise shqiptare, te kete kujdes me zbatimin e ketij ligji.
Nga ana tjeter, Bashkimi Evropian, vuri ne dukje faktin se Shqiperia do te monitorohet ne te gjitha hapat qe do te beje ne lidhje me kete ceshtje, por dhe reformat e tjera qe nevojiten per t'u realizuar ne kuader te pretendimeve per anetaresimin ne strukturat euro-atlantike.