E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Kuvendi te mos veproje pa u shprehur Kushtetuesja

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh reagoi ashper dje ndaj zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve. "Parlamenti shqiptar nuk duhet te ndermarre asnje veprim per zbatimin e ligjit te dosjeve, apo per ngritjen e Komisionit te Verifikimit te Figurave", tha prere Bosh. Sipas tij, Kuvendi nuk duhet te beje veprime, pa u shprehur me pare Gjykata Kushtetuese per kete ceshtje. Ai u shpreh se shume shpejt per zbatimin e ketij ligjit, do te vijne ne Shqiperi eksperte te OSBE-se dhe KE. Ambasadori i sugjeroi gjithashtu qeverise qe te konsultohet, jo vetem me ekspertet per kete ceshtje, por dhe me grupet e interesit. Ne menyre qe zbatimi i ligjit, te mos jete i njeanshem, problematik dhe te kontestohet nga palet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›