E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, arrestohen 8 persona të dyshuar për krime lufte

SARAJEVË- Tetë boshnjakë të dyshuar për krime lufte kundër të burgosurve dhe civilëve kroatë dhe serbë gjatë konfliktit ndëretnik të viteve 1992-1995 janë arrestuar në Bosnje, njoftoi sot zyra e prokurorit në një komunikatë.

Tetë personat dyshohen për kryerjen e krimeve kundër serbëve dhe kroatëve në tre kampe të përkohshme gjatë luftës në Bosnje, bën të ditur komunikata.

"Në këto kampe, të ngritura në Tarcin dhe Pazaric, pranë Sarajevës, janë mbajtur një numër i madh civilësh dhe të burgosurish lufte, ku ata janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore, janë torturuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur", vazhdon i njëjti burim.
Lufta në Bosnje ka shkaktuar rreth 100 000 të vdekur dhe afro dy milionë refugjatë dhe të shpërngulur në një vend sot me 3,8 milionë banorë.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›