Junker-Papadhimos: Garanci me shkrim, deri në fund të muajit
LUKSEMBURG – “Udhëheqësit e partive politike greke do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të nënshkruajnë angazhimet e kërkuara nga Komisioni Evropian”, tha sot nga Luksemburgu kryeministri grek, Papadhimos duke theksuar se angazhimet e shkruara, janë një parakusht për lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë.
Duke folur për gazetarët e huaj pas bisedimeve me kreun e Eurogrupit, kryeministri grek tha se “çështja e një angazhimi të nënshkruar duhet të zgjidhet përfundimisht deri në fund të muajit, për të filluar procesin e disbursimit të këstit të gjashtë”.
Nga ana e tij, kryetari i Eurogrupit Jan Klod Junker, sqaroi se “në qoftë se nuk ka konfirmim të qartë nga liderët politikë grekë deri të martën e e ardhshme, kësti i gjashtë nuk do të lirohet”.
Sot pasdite kryeministri grek do të takojë edhe kreun e BQE, Mario Dragon.
Këto takime zhvillohen pas atyre që Papadhimos pati dje, me presidentin Komisionit Evropian, Barroso dhe Presidentin e Këshillit të Evropës, Van Rompui.
Zyrtarët e lartë evropianë kërkuan unitet politik, dhe më shumë angazhim për të realizuar reformat. Ata u shprehën të kënaqur me përpjekjet e vendit dhe angazhimet e qeverisë së re, por megjithatë këmbëngulën për garanci me shkrim të udhëheqësve politikë.
Ndërkohë kreu i opozitës së djathtë greke, Antonis Samaras, që nuk pranon të nënshkruajë, iu ka dërguar një letër Partive Popullore Evropiane (PPE), ku mund të lexohet përgjigja e tij mbi këtë kërkesë.
Në letrën e tij Samaras ka shmangur të shprehet në mënyrë eksplicite, se do të zbatojë marrëveshjen e re të kredisë deri në vitin 2015 dhe ka deklaruar se partia e tij do të respektojë marrëveshjen e arritur në takimin e tre liderëve politikë nën patronazhin e presidentit Papulias.
Samaras thekson se në këtë takim u pranua që "puna e qeverisë së re është që të zbatojë vendimet e Samitit të BE të 26 tetorit 2011 dhe politikat ekonomike që lidhen me to."