Sequi: BE 1.8 milionë për mbrojtjen e autorësisë në Shqipëri
TIRANË- Pirateria mbetet shqetësim kryesor në shoqërinë shqiptare. Ky fakt u konstatua në takimin e organizuar sot me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian si dhe diplomatë të akredituar në Tiranë.
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi gjatë konferencës të organizuar sot nga Dhoma Amerikane e Tregtisë mbi të drejtën e autorësisë se pronësia industriale është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik.
"Bashkimi Europian do të mbështese me rreth 1.8 milionë euro këtë sektor për përafrimin e legjislacionit me BE-në ",.- deklaroi Sequi.
Ndërkohë ministri i Kulturës Bumci tha se projektligji për mbrojtjen e të drejtës së autorit është gati , ndërsa mbetet për tu parë aplikimi i tij.
(el.me/BalkanWeb)