E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, shpërthim eksplozivi në hotel Butrinti

SARANDË- Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hotel Butrinti në qytetin e Sarandës.

Burime policore bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në pubi-n e hotelit, ndërkohë që theksojnë se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shpërthimi është dëgjuar nga banorët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila e ka bërë lajmin publik mesditën e sotme.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shpërthimit dhe kapjen e autorëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›