Kontrabandë mallrash, arrestohen 5 vetë mes tyre 2 doganierë
TIRANë- Dy punonjës në doganën e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas, së bashku me tre persona të tjerë, dy prej tyre tregtarë, ndërsa një tjetër me profesion shofer, janë ndaluar sot nga forcat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohen se janë përfshirë në një çështje kontrabande mallrash. Lajmin ë bënë të ditur për TVNews24, burime zyrtare nga Policia e Tiranës sipas të cilave në pranga ranë shtetasit, Basri Tocilla e Gjin Dedndreaj, që punonin në aeroportin e Rinasit si doganierë. Po kështu policia shoqeroi dhe tregtarët Tenato Sinoimeri e Astrit Sela si dhe shoferin e tyre, Shkëlzen Hasani. Arrestimi tyre ndodhi gjatën natës, duke gdhirë dita e sotme.
Forcat e policisë mësohet se kanë arritur të bllokojnë edhe një sasi të konsiderueshme mallrash, kryesisht veshje kontrabandë. Kështu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 650 veshje costume kontrabandë.
Policia ishte sinjalizuar për kalimin kontrabandë të mallravae nga këta persona dhe në një hetim të gjatë zbuloi personat që e realizonin.
(d.b/BalkanWeb)