Çlirimi i Libisë, bie fortesa e Gadafit në Bani Ualid
Më shumë simbole të regjimit të Muamar Gadafit mbi Libinë janë shembur ndërsa forcat e autoriteteve të përkohshme morën kontrollin e një prej qyteteve të fundit besnike të ish- kolonelit, ndërsa buldozerët shembnin muret e pallatit të diktatorit në Tripoli. Ish-forcat rebele, morën kontrollin e qytetit Bani Ualid pas disa ditësh përleshje të ashpra me besnikët e Gadafit në këtë qytet. Megjithë rezistecën e fortë të ushtarëve të Gadafit, forcat e qeverisë së përkohshme libiane mundën të hyjnë në qytet dhe të vendonin nën kontroll lagjet e tij. Këshilli Tranzitor Kombëtar bëri me dije se aktualisht situata në Bani Ualid është e qetë, por për të shmangur çdo problem, numri i ushtarë atje do të shtohet sapo të përfundohet marrja e qytetit tjetër Sirte, vendlindja e Gadafit. Tashmë vetëm pak zona të qytetit Sirte mbeten ende në duart e besnikëve të Gadafit, shenjat e fundit të rezistecën së diktatorit që nuk donte të linte pushtetin. Aktualisht, ende nuk dihet se ku gjendet koloneli Muamar Gadafi, i cili prej javësh ëhstë në arrati. Dyshohej se ai ishte strehuar në Sirte apo Bani Ualid, por deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.
Shkrime të tjera me interes: