BE: Gjykimi ndaj Timoshenkos të jetë i ndershëm

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko. "Ne jemi shumë të shqetësuar lidhur me kërkesën e prokurorisë në gjykatën rajonale të Pecherskit. Mesa jemi vënë në dijeni procesi do të mbyllet shpejt dhe dëshirojmë të theksojmë që autoritet ukrainase duhet të respektojnë ligjin dhe duke pasur një gjykim të ndershëm" ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënësia e shefes së politikës së jashtme Kathrine Ashton. Një ditë më parë Prokuroria e Kievit ka kërkuar shtatë vjet heqje lirie për ish kryeministren ukrainase, Yulia Timoshenko.
Gjykimi i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, ka rinisuar në Ukrainë pas një pauze dy javore. Drejtuesja e revolucionit portokalli, në 2004, është hedhur në gjyq me akuzën e abuzimit me pushtetin për një marrëveshje për furnizimin me gaz rus në 2009-n. Prokurorët thanë se marrëveshja, të cilën e ka ndërmjetësuar Timoshenko, çoi në ngritjen e tepruar të çmimeve të cilat Ukraina u deshë t`ia paguaj Rusisë për furnizim me gaz.
Avokati mbrojtës i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, i ka kërkuar gjykatës ta lirojë klienten e tij nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bërjen e një marrëveshjeje me Rusinë në vitin 2009.
Juri Sukhov tha në argumentet përmbyllëse se prokurorët kanë dështuar të dëshmojnë fajësinë e Timoshenkos, ndërsa kërkoi lirimin e saj nga burgu.
Timoshenko, njëra nga figurat udhëheqëse politike të opozitës ukrainase, ishte burgosur në muajin qershor. Timoshenko, e cila hedh poshtë të gjitha akuzat, tha se gjykimi i saj është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.