Ish-ministri egjiptian dënohet me 7 vjet burg

Një gjykatë egjiptiane dënoi ish-ministrin e informacionit të Egjiptit, Anas al Fiki, me shtatë vite burg për shkak të përfshirjes në korrupsion.
Ish-shefi i televizionit shtetëror, Osama el Sheik, ishte dënuar më parë me pesë vite burg në rastin e njejtë me atë të Fikit.
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i cili u largua nga pushteti në muajin shkurt duke ia kaluar kompetencat këshillit ushtarak, po gjykohet gjithashtu por me akuzat për përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj protestave kundër regjimit të tij.
Ndërkohë, për korrupsion janë duke u gjykuar edhe dy djemtë e Mubarakut.