E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e SHBA nuk duan dialog për doganat

Serbia nuk ia ka arritur që në axhendën e bisedimeve me prishtinën të vendosë edhe çështjen e pikave doganore, dhe më pas ka refuzuar edhe takimet tjera për çështje teknike. Një deklaratë e qeverisës së Kosovës sqaron se përfaqësuesit e BE dhe SHBA ka njoftuar delegacionin e Kosovës për refuzimin e kërkesë së Serbisë që të bisedohet për këtë çështje.

“Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve njoftuan delegacionin e Kosovës për bisedat e zhvilluara me përfaqësuesin e palës Serbe ,Stefanoviç, si dhe për refuzimin kategorik të kërkesës së Serbisë për të përfshirë në axhendën e dialogut çështjen e pikave doganore. Po ashtu, ata siguruan se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin fuqishëm qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit, si dhe përgëzuan qeverinë për implementimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkohë sipas këtij njoftimi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shtroi çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve të arritura si dhe dorëzoi Raportin Zyrtar të Qeverisë së Kosovës për situatën e implementimit. Ajo theksoi se pala e Kosovës ka qenë dhe mbetet e angazhuar për suksesin e dialogut teknik por konsideron se çelësi i suksesit të dialogut është implementimi i marrëveshjeve.

“Delegacioni i Kosovës kërkoi nga ndërmjetësi Cooper, që Bashkimi Evropian të bëjë vlerësimin zyrtar të ecurisë së implementimit të marrëveshjeve si dhe të vlerësojë drejtë përformancën e palëve në dialog. Kosova ka qenë palë konstruktive gjatë gjithë procesit, si në arritjen e marrëveshjeve ashtu edhe në zbatimin e tyre, prandaj delegacioni i Kosovës kërkoi që ky konstruktivitet dhe seriozitet i Qeverisë së Kosovës të rezultojë me përparimin substancial të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, ashtu siç parashikon Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së për dialogun. Konkretisht delegacioni i Kosovës kërkoi që Kosova për arritjet e saj në dialog duhet të marrë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe pret që BE-ja të marrë vendim sa më shpejtë për këtë”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›