E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohet sasi e madhe droge në Afganistan

NATO-ja bëri të ditur se trupat e sa dhe ato afgane kanë konfiskuar në jug të Afganistanit një sasi droge që kap vlerën prej 350 milionë dollarësh.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë të cilën udhëheq NATO-ja, njoftoi përmes një deklarate se konfiskimi i drogës është bërë gjatë një bastisjeje në krahinën Helmand.

Konfiskimi, i cili përfshin diku 100 kilogramë heroinë, cilësohet të jetë kapja e një prej rrjeteve më të mëdha të narkotikëve që kur nisi lufta në këtë vend dhjetë vite më parë.

Zyra për Krime të Drogës e Kombeve të Bashkuara thotë se tregtia me drogë u sjell talebanëve prej 100 deri në 400 milionë dollarësh në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›