E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Dhuna në veri e papranueshme

NATO mbështet përpjekjet e EULEX-it për të vendosur në veri të Kosovës sundimin e ligjit. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komanda e Bashkuar e Forcave të NATO-s në Napoli.

Zëdhënësi i NATO-s Ike Skelton dënon dhunën e përdorur në veri, duke shtuar se nuk mund të tolerohen barrikadat e srbëve në veri, të cilat pengonin lëvizjen e lirë në pikat doganore.

“Disa ekstremistë serbë tentuan të provokojnë dhunë, por incidenti është zgjidhur dhe situata është e tensionuar por e qetë. NATO pranon të drejtën për protesta të qeta e të ligjshme, si dhe demonstratat, por ngadalësimi apo pengimi i trafikut përmes barrikadave dëmton pronarët e dyqaneve, konsumatorët dhe krijon situatë të rrezikshme që kërkon shërbime emergjente”, ka thënë zëdhënësi Ike Skelton.

“Kur protestat kthehen në dhunë dhe liria e lëvizjes pengohet, NATO duhet të reagojë. Liria e lëvizjes duhet të riinstalohet dhe barrikadat duhet vullnetarisht të hiqen, për të mirën e të gjithë njerëzve, thuhet më tej në komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›