Shtohen dërgesat e emigrantëve, ulet euro

Ardhja e festave ka bërë që euro të kapë vlerën më të ulët të kohëve të fundit.Duke qenë se po afrojnë festat e fundvitit kjo ka sjellë dhe rritjen e reminitancave prej emigrantëve. Shpesh specialistë të ekonomisë kanë deklaruar se prurjet e emigrantëve kanë ndikim në vlerën e shkëmbimit të euros. Kështu një euro është blerë sot me 135 lekë dhe është shitur me 136 lekë duke kapur vlerën më të ulët të kohëve të fundit. Ndërkohë që vlera e dollarit nuk ka ndryshuar dhe është blerë me 92 lekë dhe është shitur me rreth 93 lekë. Tregtarët e valutës shprehen se pritet që shvlerësimi i euros të vazhdoj më tej pasi vetëm dje euro është shkëmbyer me 138 lekë dhe sot është këmbyer me rreth 2 pikë më pak.Ndërkohë që pritet që të ardhurat nga emigrantët të shtohen dhe më tepër në ditët në vazhdim duke e rivlerësuar më tepër lekun shqiptar kundrejt euros.