Banka Europiane e Invetimeve, marrëveshje me "Tirana Bank"
Banka Europiane e Investimeve nënshkruan marrëveshjen e parë me një bankë shqiptare për një fond i cili do të përdoret për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Fondi i dhënë është 10 milion euro dhe do t'i shpërndahet bizneseve nëpërmjet "Tirana Bank". Ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Drian Prifti u shpreh se kjo marrëveshje do të thotë shumë për ekonominë shqiptare. Ai deklaroi se kjo do të thotë se kriza ekonomike ka marrë fund.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i "Tirana Bank" Dimitris Santixis u shpreh se kjo është e rëndësishme pasi investimet janë e ardhmja për një ekonomi.
Të dyja palët shprehën interesin për bashkëpunime të mëtejshme të këtij lloji pasi këto fonde ndihmojnë ekonominë sidomos kur realizohen në një moment të tillë ku kriza ekonomike ka përfshirë botën.