E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soros:Duhen më tepër fonde për klimën

Financieri dhe filantropisti Xhorxh Soros ka deklaruar se një fond prej së paku 100 miliardë dollarësh do të duhet për të financuar projektet tek vendet e varfëra, në mënyrë që këto të bëjnë pjesën e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë. "Shumat që janë vënë aktualisht në tryezë nga vendete pasura nuk janë të mjaftueshme. Ne po flasim për një shumë prej 10 miliardë dollarësh vitet që vijnë. Nuk mendoj se bota në zhvillim i shikon këto fonde si të mjaftueshme", tha Soros duke folur për Reuters. Sorros propozoi që një pjesë e fondeve të FMN-së të parashikuara për të luftuar recesionin, të kalojnë në projektet që ulin e sasinë e lëshimit të gazrave në atmosferë. Ndërkohë që sipas një raporti të Projektit Europian mbi Aciditetin e Oqeaneve, oqeanet po veprojnë si një magazinë gjigante për gazrat kryesorë që shkaktojnë ngrohjen globale, por kjo gjë po i kushton shtrenjtë jetës detare. Detrat janë acidituar më shumë se 30 përqind, krahasuar me ç'kanë qenë në fillimet e Revolucionit Industrial, dhe filluar të bëheshin më shumë të tillë, kur emetimet e gazrave u rritën. Raporti thotë se ndryshimet e tanishme janë më të shpejtat në 55 milionë vitet e fundit në planetin Tokë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›