E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiponjat luftarake nisen Afganistan Ledi Koraqi

Tirane-Shqiponjat e para te Forcave tona te Armatosura, do te fluturojne drejt fushe betejes ne Afganistan, per mbrojtjen dhe ruajtjen e paqes, aty ku deri tani veprojne forcat amerikane. Ne mjediset e Qendres Kulturore te Forcave te Armatosura, u zhvillua dje ceremonia e percjelljes se Kontingjentit Paqeruajtes “Eagle-1”, i cili do te kryeje misionin e tij ne Kandahar te Afganistanit. Ky eshte kontingjenti i pare paqeruajtes shqiptar, i cili per here te pare do te angazhohet ne operacione luftarake perkrah forcave amerikane. Ne percjelljen e trupave shqiptare, merrte pjese Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Gjeneral Maksim Malaj, si dhe ushtarake te tjere te larte. “Nisim sot njesine e pare te ushtarakeve shqiptare ne nje mision te ri, ne nje mision luftarak, nisim anetaret e Forcave tona te Armatosura ne nje fushebeteje, me te madhen qe kombet e qyteteruara dhe Aleanca kane ndermarre”, tha Kryeministri Berisha ne fjalen e tij.
“Ju niseni si shqiponja, e cila perben zemren e simbolit tone kombetar, flamurit qe merrni me vete. Ju niseni me nje mision te veshtire, por ju jeni ushtarak te zot, djem trima dhe te pergatitur, per permbushjen e ketij misioni”, tha kryeministri. Ai shtoi se ky eshte vetem misioni i pare i trupave tona ne kete fushebeteje. “Qeveria eshte e vendosur te punoje dhe te mbeshtese Forcat tona te Armatosura dhe ne dora-dores, ne koherat qe vijne, do ta rrisim kontributin tone ne misionet e paqes me njesi te tjera me te medha, deri edhe ne nje batalion, krah per krah aleateve tane aty ku ta lyp nevoja”, theksoi Berisha.
Ndersa Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke iu drejtuar trupave te ketij kontigjenti dha nje porosi: Tregohuni burra shqiptare, trima e te beses; veproni me ashpersi, por pa urrejtje ndaj armikut; beni detyren tuaj dhe tregohuni zemermedhenj me nje popull qe prej 30 vjetesh po vuan tmerret e luftes, degjoni, bindjuni urdhrave te eproreve, mendoni dhe ndihmoni ne cdo rrethane njeri-tjetrin. Ne fund te ceremonise, Kryeministri Berisha i dorezoi Flamurin Kombetar komandantit te kontigjentit “Eagle -1”, nenkolonel Dritan Demiraj.

2002
Ne gusht, 30 Komando shqiptare, u nisen ne te parin mision paqeruajtes ne Afganistan, ne kuader te misionit ISAF. Kontigjenti i pare ka filluar misionin ne terren me 16 gusht 2002 dhe perfundoi ne 25 shkurt 2003.

“Eagle-1”, kontingjenti i pare i operacioneve luftarake
Kontigjenti Paqeruajtes “Eagle-1”, perbehet nga 44 oficere, nenoficere dhe ushtare profesionist, efektive te Batalionit Special te Forcave Tokesore. Ky eshte misioni i pare qe do te marre pjese ne operacione luftimi perkrah forcave speciale amerikane qe veprojne ne Afganistan. Trupat e ketij kontigjenti kane kohe qe pergatiten me nje program special ne pershtatje me detyrat qe do te kryejne ne zonat e luftimit ne Kandahar. Ato jane trajnuar nen kujdesin dhe mbikqyrjen e nje ekipi ushtarakesh amerikan, te cilet kane pervoje ne keto lloj operacionesh. Ata do te qendrojne per nje afat 6-mujor ne kryerjen e ketij misioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›