BE: Hetimi i incidentit në Mitrovicë do të kryhet shpejt e me sukses
PRISHTINË- Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar shprehu sot në një deklaratë për median shpresën se hetimi do të kryhet shpejt e me sukses, lidhur me incidentin në veri të Mitrovicës në orët e hershme të mëngjesit.
"Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën z. Selver Hajradinaj në Mitrovicë sot herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkët me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses", deklaroi ai.
Zbogar drejtoi një apel për "të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe t'a lënë rastin në duart e policisë".
(el.me/BalkanWeb)