E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Meta: Paqja dhe bashkimi të jenë edhe në mendjet e politikës

DURRËS- Kryetari i LSI-së Ilir Meta vizitoi sot Kishën "Shën Luçia" në Durrës për t'i shprehur monsinjor Damian Kurti, urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e festes se Pashkëve Katolike.

Bashkë me urimin, Meta tha që "në këtë ditë kaq të rëndësishme do të dëshiroja që Paqja dhe Bashkëpunimi të jenë në zemrat dhe në mendjet tona, të jenë në zemrat e çdo shqiptari por edhe në mendjet e politikës dhe të politikanëve".

Në këtë vizitë, kreu i LSI-së shoqërohej nga deputeti Lefter Koka si dhe nga zv/ministret Filloreta Kodra dhe Nora Malaj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›