E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Nje shqiptar humb jeten ne nje shperthim ne veri te Mitrovices

Policia e Kosoves njofton se nje shqiptar ka humbur jeten nga pasojat e nje shperthimi ne pjesen veriore te Mitrovices zone e banuar me shumice serbe.

Sipas policise nje mase lende shperthyese plastike ishte vendosur ne dritaren e nje apartamenti perdhes ne nje lagje me popullsi te perzier ne veri. Nje 38 vjecar ka humbur jeten nga pasojat e shperthimit ndersa dy nga femijet e tij kane pesuar plage te lehta. Ai jetonte aty bashke me gruan dhe kater femije.

Policia tha se ende nuk dihen hollesi rreth motiveve apo autoreve te mundshem te ketij incidenti por nuk perjashtoi mundesine qe shperthimi te kete motive etnike.

Shperthimi ka shtuar tensionet edhe ashtu te larta ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›