E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot dita ndërkombëtare e romëve, 8 familjet rome ende pa strehë

TIRANË- Prej dy muajsh 8 familjet rome, të cilat u dëbuan 1 vit më parë nga Stacioni i Trenit, qëndorjnë në një qendër ditore për komunitetin rom.

“Falenderoj Gim Fortunën se na ka ndihmuar shumë për kalamajt me ushqime dhe me gjellë, nuk i ka lënë pa ngrënë kalamajt. Vetëm ai ka na ka mbajtur. Nuk ka ardhur asnjë shoqatë, asnjë nga ministria, vetëm Avokati i Popullit ka ardhur dy herë”,- shprehet një nënë rome.

“Kalamajtë shkojnë tek Gimi që hanë, ndërsa ne dalim dhe lypin, për të ushqyer kalamajtë. Pa punë jemi”,- shprehet një tjetër nënë rome

Në ditën ndërkombëtare të tyre, romët e pastrehë shprehen kundër aletrnativës që ofron Ministria e Punës për t’i sistemuar në ambientet ish-ushtarake ne Kombinat.

“Është shumë larg për neve, që të hy un atje dhe të lyp në pazar, unë nuk vij dot në këmbë me kalamaj. S’kemi asnjë mjet, ato kanë thënë që do i‘u japin motorra dhe nuk kanë bërë asgjë që ti japin burrave që të punojnë për ne që të ushqejmë kalamajt”,- shprehet gruaja.

Drejtues të qëndrës ku janë strehuar romët tregojnë sesi strukturat shtetërore në dy muaj nuk kanë shfaqur asnjë interes për 53 personat e këtij komuniteti, shumica fëmijë të vegjël.

“Nga dita që unë i kam marrë në këtë qendër, kam vijuar trajtimin e fëmijëve parashkollor dhe me dy vakte ushqim. Kam qenë fare i vetëm. Nuk ka ardhur asnjë shoqatë, përvec një shoqate. Shesim kartonat dhe mbajmë të paktën fëmijët me ushqim”,- Pëllumb Furtuna, drejtues i qëndrës komunitare “Romani Baxt”.

Në ish-repartin ushtarak aty ku Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale parashikon të strehojë 8 familjet rome ka vetëm krevate dhe dyshekë. Janë vendosur xhamat, janë bërë instalimet elektrike, por duket se kaq nuk mjafton.

Edhe sot pas 20 vitesh demokraci, romët mbeten një nga komunitetet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare. Shumica e tyre rezultojnë të paregjistruar në gjendjen civile e për rrjedhojë nuk ka statistika në sakta, për numrin, vendodhjen dhe statusin social-ekonomik.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›