E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia ndalon në dy aksione 3 vjedhës

GJIROKASTËR- Tre persona u ndaluan në dy aksione të ndryshme nga policia lokale për vjedhje, njoftoi sot Dretoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.

Florenc Mahmud dhe Denis Bajrami, nga Elbasani, përkatësisht 19 dhe 21 vjeç, u ndaluan sot në orët ekstreme të mëngjesit, duke vjedhur dhe dëmtuar varrezat publike.
Policia tha se, dy autorët po vidhnin zgarrat e hekurit të murrit rrethues dhe po dëmtonin varrezat, duke grumbulluar bronxin.

Të njëjtat burime thanë se, policia e Përmetit ka ndaluar në në flangracë, Nardi Pipa, lindur dhe banues në Këlcyrë, 33 vjeç, duke vjedhur një banesë në qytetin e Përmetit.

Ndaj tre personave tashmë ka nisur një procedurë penale, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë për hetimet të metejshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›