E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Inspektimi i kapaciteteve atomike në Iran i takon ANEB-it

Bashkimi Evropian thotë se ende nuk i është përgjigjur ofertës së Iranit për t`i inspektuar kapacitetet e tij atomike, por beson se inspektimet e këtilla duhet të bëhen nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Këto komente të një zëdhënësi të Komisionit Evropian, u bënë sot, pasi dje Irani shpalli se i ka ftuar disa ambasadorë të akredituar në ANEB, për t`i vizituar kapacitetet e rëndësishme atomike në Iran, gjatë këtij muaji.

Përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, pritet të takohen më vonë këtë muaj, në një raund të ri të bisedimeve lidhur me programin atomik kundërthënës të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›