Zeqo: KESH ka shlyer 110 milionë euro borxhe

Performanca shumë e mirë e prodhimit të energjisë elektrike ndikon në shlyerjen e borxheve të KESH-it.
Në një konferencë për shtyp drejtori këtij institucioni Ëngjëll Zeqo u shpreh se gjatë vitit 2010 janë përfituar rreth 200 milion euro. Me këto të ardhura janë shlyer rreth 110 milion euro borxhe të akumuluara në vitet 2007-2008 për blerje energjie,ndërkohë që kanë mbetur ende pa u shlyer edhe 65 milion euro.
Ndërsa përsa i përket situatës në kaskadën e Drinit Zeqo e cilësoi atë si mjaft normale. Sipas tij prurjet janë rreth 250-280 m3 për sekond,prodhohet rreth 27 milion kw në ditë dhe eksportohet rreth 7.4 milion kw.
Synimet për 2011 sipas drejtorit të KESH-it do të jenë nisja e investimeve për të ulur sa më shumë humbjet e rezervave ujore të cilat për këtë vit arritën të kthyera në energji arrinin deri në 2.3 miliard kw si dhe plotësimin e kërkesave të CEZ.