E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Qëllimet tona janë BE-ja dhe Kosova

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi sot se qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2011, është Bashkimi Evropian dhe arritja e statusit të kandidatit për anëtarësim.

Si prioritet të dytë të politikës së jashtme, që “del nga Kushtetua dhe raportet komplekse historike” është Kosova, theksoi Tadiç.

Sipas tij Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, por është ndërkombëtarizuar në vitet e 90.

Këto komente presidenti Tadiç i bëri gjatë fjalimit në Konferencën e katërt të ambasadorëve në Beograd, të cilën e ka hapur Vuk Jeremiç, e ku po merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›