SHBA: Robert Gibbs, do të tërhiqet nga posti i zëdhënësit
Robert Gibbs, zëdhënës i presidentit amerikan, Barak Obama, tha sot se do të tërhiqet nga ky post. Ai tha se në fillim të shkrutit do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Robert Gibbs është njëri nga këshilltarët më të afërt të Barak Obamës dhe luan rol qendror në Shtëpinë e Bardhë, meqënese nuk është i kufizuar vetëm në postin e sekretarit për shtyp.
Megjithatë, zoti Gibbs tha se do të punoj në fushatën për rizgjedhjen e Barak Obamës, në vitin 2012, dhe se do të vazhdoj ta këshilloj presidentin, por tashme, jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Kandidatë të mundshëm për ta marrë këtë post në Shtëpinë e Bardhë, janë zëvendësit e tij aktual, Bill Burton dhe Josh Earnest, dhe Jay Carney, sekretar për shtyp i zëvendës presidentit, Joe Biden.