E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Integrimi i Ballkanit, mbyllet ne vitin 2014

Ministri plotesues greke, Doutsas thote se qendrimi i Greqise per njohjen e Kosoves eshte i njohur dhe nuk ndryshon. Zevendesministri i jashtem grek Dimtris Droutsas, pas Beogradit ka takuar ne Prishtine presidentin dhe kryeministrin e Kosoves. Diplomati grek ka thene ne Prishtine se te 27 vendet e BE-se, pajtohen qe perspektiva e rajonit te Ballkanit eshte integrimi ne BE. Te dy takimet diplomatit grek me presidentin dhe kryeministrin, kane qene te mbyllura. “Nuk eshte fshehtesi se kur flasim ne Bashkimin Evropian, kemi qasje te ndryshme per ceshtje te ndryshme ne rajonin dhe ne kete kontekst eshte i njohur edhe qendrimi i Greqise. Por nje gje shume e rendesishme eshte se te gjitha 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian, pajtohemi per nje gje shume te rendesishme, qe rajoni ka nje perspektive te qarte evropiane dhe kjo eshte e ardhmja e gjithe rajonit te Ballkanit. Ne si Greqi, jemi krenare te themi se i perkasin vendeve qe promovojne nje ide te tille. I jam referuar po ashtu iniciatives se re greke per agjenden shume mire te njohur qe deri ne vitin 2014 ti japim nje dinamizem ketij procesi dhe rajonin e Ballkanit shume shpejt ta shohim ne familjen evropiane. Ky ka qene edhe mesazhi im edhe per Prishtinen edhe per Beogradin dhe ne besojme se Greqia mund te luaj nje rol te rendesishem ne kete drejtim”, ka qene deklarata e Dimitris Droutsas menjehere pas takimit, deklarate e percjelle nga BBC dhe e pasqyruar gjeresisht. Hashim Thaci, kryeminister i vendit me kete rast tha se “Vizioni i Kosoves eshte bashkepunimi ndershteteror me te gjitha vendet e rajonit. Kemi ndertuar bashkepunim shume te mire me Maqedonine, Shqiperine dhe Malin e Zi. Kete bashkepunim ne kuader te perspektives e duam edhe me Serbine, dhe Greqia ne kete kuader ka luajtur gjithmone nje rol shume konstrukiv”. Diplomati grek Droutsas gjate qendrimit te tij ne Beograd tha se Bashkimi Evropian akoma nuk kishte nje qendrim te harmonizuar per Kosoven, por qe sipas tij BE-ja eshte duke biseduar per kete ceshtje. Zevendesministri grek i puneve te jashtme Droutsas citohet te kete deklaruar se “Nuk ka nje rezolute te Bashkimit Evropian per Kosoven ne Kombet e Bashkuara”. Burime mire te informuara thone se diplomati grek e ka vizituar Beogradin dhe Prishtinen per te harmonizuar qendrimet rreth nje projekt rezolute per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme. Kjo ne menyre te posacme pas dorezimit ne OKB te nje projekt rezolute per Kosoven nga Serbia, gje e cila ka shkaktuar pakenaqesine e disa vendeve te fuqishme perendimore, mbeshtetese te pavaresise se Kosoves. Nderkohe ministri i jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ka vazhduar qendrimin e tij ne Nju York ku njoftohet te kete pasur takime me perfaqesues te perhershem shtetesh ne OKB, e ku teme diskutimi ka qene vleresimi i GJND-se dhe fushata per njohje te reja te Kosoves. Opinioni i GJND-se analizon anet politike te ceshtjes,e cila eshte thellesisht politike, prandaj dhe flasim per nje proces politik. Qendrimi i Greqise per njohjen eshte i njohur dhe nuk ndryshon. Duhet te gjejme se si ky proces politik do te aktivizohet ne kahun e gjetjes se nje zgjidhjeje, qe duhet te jete kosensuale dhe do te mundet ne kete menyre te lehtesoje dhe ecurine e pergjithshme te rajonit drejt integrimit evropian.
Analiste greke, duke folur per BBC-ne kane thene se Greqia nuk mund te vazhdoje pambarimisht me mosnjohjen e Kosoves, gje qe nuk u sherben as interesave te Athines ne rajon. Ata thone se pas diskutimit te rezolutes se Serbise ne OKB, shtatorin e ardhshem, (qe sipas te gjitha gjasave nuk do te kete ndonje rezultat favorizues per Beogradin), Greqia do te ftohet te kristalizoje qendrimin e vet, qe me se shumti ka mundesi te jete ai per njohjen e pavaresise dhe ngritjen e zyres se nderlidhjes ne nivel ambasade. Ky eshte nje vendim, qe secili shtet e merr vet. Nuk eshte objektiv kryesor tani qe te mendojme per keto ceshtje, tha zevendesministri i Jashtem grek, Dimitrios Droutsas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›