Nxirrnin krom, nje vdes e tjetri plagoset
Kukes-Pakujdesia ne pune dhe kushtet e veshtirat teknike, ne perpjekje per te xjerre korm i ka marre jeten nje punetori, ndersa shoku i tij eshte plagosur rende. Ngjarja ndodhi ne oret e pasdites se djeshme ne fshatin Aliaj te komunes Surroj ne Kukes. Dy banore te zones, Seser Ademi 38 vjec dhe Myftar Sina, 33 vjec, mesohet se po punonin per nxjerrjen e mineralit te kromit, kur nje masiv dheu eshte shkeputur nga lartesia dhe duke rrezuar poshte mbi trupat e punetoreve materiale te forta. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se 38—vjecari Ademi ka humbur jeten ne vend, pa mundur dot t’i vihet ne ndihme. Ndersa shoku i tij, Sina i cili ndodhej ne nje pozicion pak me tutje, ka mundur te shpetoje, por ka marre plage te renda ne trup. I plagosuri eshte derguar menjehere ne spitalin e Kukesit, ku ndodhet ne trajtimin e mjekeve. Policia ka shkuar ne vendngjarje, per hetimin e rrethanave te ketij aksidenti. Nga vezhgimet ne terren, mesohet se ngjarja ka qene aksidentale. Per te siguruar mineralin e kromit, me te cilin mbanin familjen, ata punonin ne kushte teper te veshtira dhe pas asnje siguri teknike. Mesohet se ne vendin ku germonin, dy punetoret nuk ishte nje miniere e mirefillte per shfrytezimin e kromit. Ne rajonin e Kukesit, fshati Surroj eshte zona me e pasur me krom, ku me heret ka pasur edhe miniera per shfrytezim, si dhe linja pasurimi. Duke qene se nuk kane alternative tjeter punesimi, banore te zones kryejne germime individuale, ne vendet ku dihet qe ka mineral. Nje pune e tille e kryer me mjete primitive dhe e pakujdesshme, u ka kushtuar ne jo pak raste jeten, banoreve te zonave mineral mbajtese. Rreth nje muaj me pare, nje aksident gjate punes ne galerine e minieres se Bulqizes, i mori jeten punetorit 65-vjecar Muharrem Omuri. Edhe ne kete rast ashtu si ne dhjetra raste te tjera, kushtet e veshtira dhe pasiguria teknike, jane bere shkak i ngjarjeve te renda per jeten e punetoreve qe germojne per minerale.
Viktima
Seser Ademi, 38 vjec
I plagosur
Myftar Sina, 33 vjec