E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Jemi të shqetësuar nga pasojat e votimit në Kuvend për ndryshimin e KQZ-së

Feier Rumäniens EU-BeitrittPas mesazhit të fortë të dërguar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që të mos ndërhyhet në ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

Zyra e Komisionit Europian në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë në emër të BE, duke theksuar se janë të shqetësuar në lidhje me pasojat e votimit në Kuvend. Ata kërkojnë që të garantohet paanshmëria e administratës zgjedhore.

BE-ja shpreh shqetësim dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë lidhur me pasojat e mundshme të një votimi në parlament tek besimi i njerëzve në procesin elektoral. Të gjithë krahët politikë kanë përgjegjësi për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale, thuhet në deklaratën e shkurtër të BE./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›