BE: Jerusalemi, kryeqyteti i përbashkët për të dyja shtetet
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje sot për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve dhe arritjen e pajtueshmërisë për statusin e Jerusalemit Lindor.
Izraeli kishte kundërshtuar fuqishëm një propozim rezolutë të Suedisë, e cila thoshte se Jerusalemi Lindor duhet të jetë kryeqytet i shtetit palestinez.
Ministrat e jashtëm të BE-së e hoqën këtë referencë nga rezoluta, por thanë se duhet të ekzistoj "mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit, si kryeqytet i ardhshëm i dy shteteve".
Pretendimi i të dy palëve ndaj Jerusalemit Lindor është njëra nga çështjet më të vështira në konfliktin izraelo-palestinez.