BE-KiE: Ndarja politike kërcënon progresin, duhet dialog

Zhvillimet politike në Shqipëri janë shqetësuese në mënyrë të vecantë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit. Në këtë mënyrë është komentuar nga Bashkimi Europian situata politike në vendin tonë ndërsa është kërkuar që palët të dialogojnë për të dalë nga ky ngërç. Duke iu referuar kësaj situate, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës bëri publike një letër që ai ia ka dërguar kryeministrit Berisha, të cilën ia kishte nisur që prej datës 10 qershor. Këtë fakt e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerimin në Komisisonin Europian Stefan Fyle, i cili thotë se Thorbjorn Jagland e ka cilësuar shqetësuese situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar uljen e palëve në tryezën e dialogut politik.
“Shumë prej nesh shpresuan që këto zgjedhje do të arrinin standartet e kërkuara, por situta politike është përkeqësuar, sidomos sa i përket zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Ndarja politike është bërë aq e rëndë saqë mund të kërcënojnë funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit të mëtejshëm ekonomik të vendit”.
Ai fton partitë politike të hyjnë në një dialog të vërtetë, dialog që do të bëjë të mundur kapërcimin e bllokimin politik. Më tej Jagland sugjeron që të pyetet Komisioni i Venecias për të marrë këshilla, në mënyrë që të shmangen situata të tilla të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme.
Po ashtu Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule në fjalën e mbajtur në Parlamentin Europian u shpreh se procesi zgjedhor shkoi mirë derisa erdhi fjala tek rezultati për Tiranën.
"Përgatitjet dhe procesi i votimit më 8 Maj për zgjedhjet lokale ishin përgjithësisht të qeta, përvec disa mangësive, por përgjithësisht ky proces u vlerësua pozitiv. Për fat të keq, një situatë shumë e vështirë erdhi si rezultat i problemeve në tabelën e rezultateve për Tiranën. Për këtë arsye Fyle theksoi në fjalën e tij para parlamentarëve Europianë ku ishin të pranishëm edhe 14 deputete nga Shqipëria, katër nga mazhoranca dhe katër nga opozita se palët poltike duhet të ulen të dialogojnë dhe të dalin nga kjo situatë e tensionuar politike.