Fyle: Rezultati i Tiranës është në dorë të drejtësisë

Në Shqipëri gjerat funksionojnë mirë nëse forcat politike kanë vullnet për të bashkëpunuar dhe për të çuar përpara projektet integruese. Në këtë mënyrë është shprehur për situatën politike në Shqipëri, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle.
Ndërsa është ndalur tek procesi zgjedhor dhe pas zgjedhor në vend, Fyle ka theksuar se rezultati i kryeqytetit tashmë është në dorë të drejtësisë dhe për këtë arsye, duhet pritur fjala e fundit nga këto institucione.
Situata ka kaluar në dorë të drejtësisë sa i përket procesit paszgjedhor të Tiranës, pasi ishte kodi elektoral që ishte i paqartë, kur bëhet fjalë për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Megjithatë, Fyle duke iu drejtuar palëve politike në Shqipëri thotë se për të mos u përsëritur më situata të tilla, nëse do të jetë e nevojshme palët le ti drejtohen Komisionit të Venecias.
Ndërkaq Fyle ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të vizave është respektuar nga qytetarët shqiptarë.