E Diel, 1 Nëntor 2026

SHENIM/ Spekulimi i Ambasadorit të OSBE me fletët e hedhura gabim dhe votat e kontestuara

Reagimet e para të KQZ dhe Ambasadorit të OSBE në Tiranë, mbi të ashtuquajturin proces të numërimit të votave të hedhura gabim janë një spekulim, i cili duhet sqaruar. Vendimi i Kolegjit për hapjen e 368 zarfave të fletëve të kontestuara në gjithë Tiranën, nuk është vendim që ka të bëjë me votat e gjetura në kutitë e gabuara. Votat e gjetura në kutitë e gabuara janë quajtur në mënyrë të padrejtë vota të kontestuara vetëm pasi Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota para. Pas këtij momenti votat e gjetura (lexo të hedhura) në kutitë e minibashkive u morën në shqyrtim si vota të kontestuara pa qenë të tilla.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë se vota të kontestuara janë ato vota të cilat kanë një shënim nga pas nga numuruesit, të cilët nuk bien dakord për vlerën e tyre. Votat e gjetura në kutitë e gabuara nuk ishin vota të tilla, por ishin vota të improvizuara për të ndryshuar rezultatin. Deri në atë moment, votat e gjetur në kutitë e gabuara janë futur tek thesi i votave të pavlefshme dhe jo tek zarfi i votave të kontestuara. Për këtë arsye, tani ambasadori i OSBE dhe kryetari i KQZ po spekulojnë me cilësinë e këtyre votave. Është tjetër gjë t’i quajmë të vlefshme apo jo këto vota, dhe tjetër gjë t’i klasifikojmë si të kontestuara.  Nëse doni t’i quajmë me vlerë votat e gjetur në kutitë e gabuara, duhet të hapen të gjitha votat e pavlefshme ku janë depozituar deri në momentin që Edi Rama u shpall fitues nga këto vota. Drejtësia për ato vota vendoset duke hapur votat e pavlefshme, kurse procesi i votave të kontestuara duhet të ndahet nga procesi i votave të gjetura në kutitë e gabuara. Bashkimi i këtyre dy proceseve në një, jo vetëm që nuk lexon çdo votë të qytetarëve, por legjitimon manipulimin ekstrem që u bë në këto zgjedhje, duke ndryshuar rregullat pas garës .

Nuk duam të dyshojmë tek intelekti i ambasadorit të OSBE, por fakti që ai bën naivin në këtë rast, tregon se po bëhet pjesë e manipulimit të procesit.  Vota e çdo qytetari duhet numëruar. Rezultati për Lulëzim Bashën është prodhuar nga dy burime. Njëri ishin fletët e gjetura në kutitë e gabuara dhe tjetri fletët e kontestuara. Kolegji i ka dhënë të drejtë KQZ të rivlerësojë gjithë votat e kontestuara, por nuk di ku e ka dëgjuar ambasadori i OSBE që i ka dhënë të drejtë të gjejë dhe fletët e tjera të hedhura gabim , pasi këtë gjë e ka ndaluar me faktin se nuk do hapen kutite e votimit, por kutia e materialeve zgjedhore. Eshte mire te mos beje naivin per t’u bërë pjesë e manipulimit. Duhet numëruar çdo vote e hedhur gabim duke hapur gjithe votat e pavlefeshme. Duhet numuruar çdo votë e kontestuar, duke hapur votat e kontestuara. Por, nuk mund te thuhet se po numërohet çdo vote e hedhur gabim, duke mos i numëruar ato.

Fakti që Ristani fletët e gjetura në kutitë e gabuara i ka futur tek zarfi i fletëve të kontestuara, nuk realizon vullnetin e qytetarëve për të numëruar çdo votë, por realizon përpjekjen e Sali Berishës për të ndryshuar me çdo kusht rezultatin në tavolinë.

Tema

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›