BE: Korrupsioni, ende problem

Drejtori i njesise per Shqiperine ne Drejtorine e Zgjerimit ne KE, Dirk Lange pranoi se ne raportet e fundit ka patur sinjale pozitive per Shqiperine, megjithate ai theksoi se niveli i korrupsionit mbetet ende nje problem serioz.
“Ne po e shohim edhe kete ceshtje. Ka raporte me elemente pozitive por na duhet te shohim edhe gjera te tjera. Raporti i Transparency International thote se situata eshte permiresuar, por ne mendojme se ka ende probleme me korrupsionin ne Shqiperi”, ka deklaruar Lange.
Zyrtari i Komisionit Europian i beri keto komente ne Vore, ku inspektoi procesin e rregjistrimit elektronik te shtetasve, nga ku del edhe lista e votuesve per zgjedhjet e ardhshme. Per zotin Lang, por edhe per ambasadorin e OSBE ne Tirane Robert Bosch, ky eshte nje proces percaktues per standartin e zgjedhjeve.
“Kjo eshte nje nga arsyet pse jam ketu. Ka nje rregjister civil. Ne e kemi mbeshtetur kete bashke me OSBE-ne. Rregjistri funksionon dhe brenda nje kohe te shkurter do te dale lista e votuesve”, ka pohuar Lange.
Ndersa Bosch eshte shprehur: “Komisioni elektoral duhet ta perfundoje reformen sa me shpejt permes nje konsensusi. Gjithashtu, duhet te percaktohet edhe numri i femrave qe do te jene te pranishme ne legjislaturen e ardhshme”.
Ne prani te zyrtareve, zevendesministri i Brendshem Ferdinand Pone, pasi premtoi se qeveria do te respektoje te gjitha afatet e deklaruara, i pyetur nese shqiptaret do te shkojne me karta identiteti ne zgjedhjet e ardhshme u pergjigj shkurt: “Sic e shihni, po”.