E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e minatorëve, reagon policia

Policia e Tiranës reagon për protestën e djeshme para kryesisë së kuvendit, ku nga kronikat televizive u pa qartë ndërhyrja e saj ndaj minatorëve.

"Efektivat e policisë kanë qenë tolerantë gjatë tubimit të djeshëm të minatorëve", thuhet në reagimin e policisë.

Sipas bluve të Tiranës, minatorët u lejuan të protestonin edhe përtej afatit një orësh të parashikuar.

Policia njofton se do të merren masa për personat që kundërshtuan unfirmat blu në protestën e një ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›