E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje, nis gjyqi ndaj vrasesit te 25 vjecares

Nje vit pas arrestimit te Sefedin Docit nis procesi ndaj tij per akuzen e vrasjes me dashje te bashkeshortes dhe fshehjes se krimit.

Gjate kesaj kohe seancat u shtyne per shkak te plotesimit te dosjes nga akuza, gje e cila solli dhe shkarkimin nga detyra te prokurorit Bujar Cici.

Ne seancen e sotme pala e akuzes perfaqesohej nga prokurorja e re, Sonila Domi. Vrasja e Fiknete Docit ndodhi me 13 gusht 2007 dhe per te familjaret deklaruan se kishte pire fostoksine.

Por pas investigimit te Top Channel u vertetua se vdekja e 25 vjecares kishte ardhur jo nga vetevrasja, por ajo ishte mbytur me jastek dhe per kete i dyshuari kryesor eshte bashkeshorti i saj.

Ne kete seance ishte deshmitar edhe mjeku Lirim Bushi, i cili ndodhet nen procedim penal per shkak te fshehjes se krimit. Raporti mjeko-ligjor i Fiknete Docit, nene e dy femijeve, nenvizon se gruaja kishte fraktura ne koke dhe ne fyt, fakte keto qe jane depozituar ne fashikujt hetimor te prokurorise se Krujes.

Ne seancen e ardhshme ekspertet e mjekesise ligjore do te ripohojne cfare ata perpiluan ne raportin e vdekjes se gruas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›